Hasani thotë se Haradinaj kot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Hasani thotë se Haradinaj kot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:26
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse Qeveria mund të marrë vendime, pas dorëheqjes së tij.

Hasani, duke folur në RTK, është shprehur se kushdo që e ka këshilluar Haradinajn të veprojë ashtu, atëherë atij i vjen keq.

“Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar në dy-tre vendimet e fundit, as Qeveria e as Presidenti, s’ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. I drejtohet kot, nuk besoj që pranohet”, ka theksuar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat