Aksidenti në Rahovec, Hoti këshillon kujdes maksimal në trafik

Aktuale

Aksidenti në Rahovec, Hoti këshillon kujdes maksimal në trafik

Nga: M.H Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:23
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur keqardhje për aksidentin që sot ndodhi në Bernjakë të Rahovecit. Hoti përmes profilit zyrtar të tij në Facebook ka apeluar të ketë kujdes në trafik dhe se Policia duhet të jetë shumë strikte në këtë aspekt:

Postimi i plotë:

Ndjej keqardhje të thellë për të aksidentuarit dhe familjet e tyre në aksidentin që ndodhi sot në Bernjakë të Rahovecit. Ështe ky një rast tragjik për të gjithë qytetar%t e Rahovecit. 
Besoj se Komuna e Rahovecit do të konsideroje shpalljen e një dite zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejme me familjet e te aksidentuarve. Kujdesi në trafik duhet të jetë maksimal. Raste si ky na tregojnë sa i rendësishem është ky kujdes. Policia duhet të jetë shumë strikte në këtë aspekt, sepse kursen jetë njerezish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat