Zbulohet e vërteta e takimit ndërmjet Presidentit Ibrahim Rugova dhe Komandantit Adem Jashari

Aktuale

Zbulohet e vërteta e takimit ndërmjet Presidentit Ibrahim Rugova dhe Komandantit Adem Jashari

Nga: H.O. Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:44
Pamje nga takimi

Truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka përshkruar takimin e presidentit me komandantin Adem Jashari.

Merovci rrëfen për takimi në aeroport dhe për kishin diskutuar aty.

Ai rrëfen poashtu se qfarë kishte biseduar me komandantin Adem Jashari.

Postimi i plotë:

Veç fakte!

…..Takimet e zhvilluara në muajin shkurt 1993, në Amerikë, ishin me z. Tomaz NAJLLZ, ndihmëssekretar i shtetit për Evropë dhe Kanada, kongresistët Li HAMILTON, Tom LANTOSH dhe Ben GILMAN në Uashington dhe në Atlanta me ish-Presidentin Xhimi KARTER në “CARTER Center”, pastaj në Evropë, në Gjenevë me Sadako OGATA, komisionere e UNHCR-së, në Paris me Zhorzh KIZHMAN, Bernard KUSHNER, Andre BELLO, në Romë me kryeministrin Xhuliano D’AMATO dhe në fund të kësaj vizite në Vatikan me PAPËN, Gjon PALIN e Dytë.

Kthimi ynë u bë më 12 mars 1993 nga Roma për në Tiranë, ku në aeroport kishin dalë për të na pritur njerëz të Zyrës së Kosovës në Tiranë: Mehmet KRAJA, Skënder ZOGAJ, Sabedin KRASNIQI etj, protokolli i shtetit, Esat MIFTARI, gazetarët: Bujar MUHARREMI, Mero BAZE, Binak KELMENDI etj., në mesin e të cilëve edhe Adem JASHARI.

Kur u takova me Ademin në hapësirat e aeroportit dhe biseduam pak, para se të fillonte konferenca për media, i thashë që pasi të mbarojmë në aeroport, të vijë me grupin e përcjelljes në Vilën 31 të Enver HOXHËS, ku ne do të vendoseshim.

Me të filluar biseda e Kryetarit me gazetarë, unë së bashku me një oficer të Gardës Kombëtare, që quhet Flamur JATA (Muli), i cili gjendet në anën time të majtë, ftova Ademin afër meje.

Ai në fillim hezitoi duke më thënë:

“Adnan, nuk jam unë për syreta”. I thashë:

“Eja pranë meje, këtu e ke vendin”.

Me insistimin tim, bile edhe duke e tërhequr për bluzën që kishte mbi këmishën me lara e afrova afër meje. I ndodhur në një situatë të tillë, u detyrua të rrijë afër meje edhe kur filloi kjo konferencë me gazetarë. Ermir HIZMO, shefi i grupit të sigurisë ja lëshoi vendin dhe vet mbeti mbrapa Ademit së bashku me përgjegjësinë për protokoll nga ministria e jashtme e Shqipërisë……

Shkëputur nga libri: “Në Hap me RUGOVËN-2”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat