Aksidenti në Rahovec, Pacolli: E pafalshme humbja e jetës së njerëzve

Aktuale

Aksidenti në Rahovec, Pacolli: E pafalshme humbja e jetës së njerëzve

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 20:03
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Behgjet Pacolli ka thënë se me tronditje ka marrë lajmin për aksidentin në trafik që ndodhi në rrethinën e Rahovecit, ku humbën jetën tre qytetarë.

“Me tronditje mora lajmin për aksidentin në trafik që ndodhi pak më parë në rrethinën e Rahovecit, ku humbën jetën tre qytetarë. Ngushëllime nga thellësia e shpirtit për familjarët ndërsa i lus qytetarët për kujdes në komunikacion. Është e pafalshme humbja e jetës së njerëzve.  Të lënduarve u dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat