Lumir Abdixhiku PAN-it i thotë se kanë frikë dhe tmerrohen nga...

Aktuale

Lumir Abdixhiku PAN-it i thotë se kanë frikë dhe tmerrohen nga...

Nga: N.Sh Më: 26 korrik 2019 Në ora: 20:13
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se koalicioni qeveritar ka frikë nga zgjedhjet dhe tmerrohen nga vullneti i qytetarëve.

Ai përmes një postimi ën Facebook, shprehet se, prandaj Thaçi nuk cakton datë për zgjedhje ndërsa Veseli nuk thërret seancë.

“Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka. Por kishte për autostradë. Kishte për kontrata korruptive 50 e sa milionëshe. Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto”, shkruan ai në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë. Vullneti i qytetarëve i tmerron. Sepse e dinë se kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi. Kaq. E pat. Njëzet vjet kapje po marrin fund - ma në fund.

Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr - dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë. Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka. Por kishte për autostradë. Kishte për kontrata korruptive 50 e sa milionëshe. Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto.

Kosova s’ka veçse Qeveri. S’ka sot zot të mbarë shtëpie që shtetin e trajton jo si mjet “zhbirje” - kapje deri në sekondin e fundit - por si përgjegjësi. Zgjedhjet janë veçse fillimi. Asnjë kalkulim i mbrapshtë s’mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it.

Tik tak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat