Haradinaj: Për opozitën, do kisha qëndruar edhe dhjetë vite në pushtet

Aktuale

Haradinaj: Për opozitën, do kisha qëndruar edhe dhjetë vite në pushtet

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur presion për t’u dorëhequr nga pozita e të parit të qeverisë.

Haradinaj, në “Debat Plus”, ka thënë se për opozitën ai do të kishte qëndruar në pushtet edhe për dhjetë vite tjera.

“Problemi është se unë u ftova si i dyshuar. Të ftohesh edhe si kryeministër i dyshuar e tani të shkosh në cilësinë e kryeministrit në dialog është presedan jo i mirë. Është një presedan më të zbutë dhe pastaj me kërkua largimin e taksës dhe ndjekjen e një agjende çfarë ata dëshirojnë”.

Kryetari i AAK-së ka thënë se ai ka qenë i gatshëm për ta paguar taksën me çmimin e pozitës së kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht pozitës që mund të ketë pas zgjedhjeve demarkacioni me Malin e Zi tashmë ka marrë formë dhe është duke shkuar në drejtimin e duhur. Ai ka thënë se kufiri do të kthehet aty ku ka qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat