Ramush Haradinaj i bën ftesë për koalicion, kështu i përgjigjet Milaim Zeka

Aktuale

Ramush Haradinaj i bën ftesë për koalicion, kështu i përgjigjet Milaim Zeka

Nga: A.ZH Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:45
Ramush Haradinaj dhe Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës Milaim Zeka, ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ka bërë ftesë për koalicion.

Por, Zeka ka treguar se Haradinajt i ka thënë që preferon të kandidojë si PEK, përcjell Bota sot.

Zeka në një postim në Facebook, ka thënë se është gëzuar që kryeministri i dorëhequr, është kthyer nga Haga.

Image

Ndryshe, Zeka dhe Haradinaj po marrin pjesë sonte në një dasmë në Ferizaj.

Postimi i Zekës:

Kryeministri po me bene ftese per kualicion. Ma mire po i them me ardhe ai ne PEK!

Nuk di per te tjeret, po une dhe familja ime jemi gezuar qe u kthy nga Haga./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat