Haradinaj: Kufiri do të kthehet në Çakorr e Kullë, kërkush s’guxon me fol për ndarje më

Aktuale

Haradinaj: Kufiri do të kthehet në Çakorr e Kullë, kërkush s’guxon me fol për ndarje më

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 23:33
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova qe 20 vite është udhëhequr nga ndërkombëtarët.

Haradinaj ka thënë se Kosova është bërë vetvetja veç qe dy vite, duke aluduar në kohën kur ai ka ardhur në pushtet.

“Qe 20 vjet na kanë udhëheq ndërkombëtarët, e qe nja 2 vjet Kosova u bë vetëvetja. E kemi procesin e Ushtrisë, Trepçës e shumë të tjera”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus..

Tutje, ai pretendon se ai ka ndaluar ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, sot kurrkush s’guxon me folë për këtë temë.

“A guxon ma dikush me fol për kufij e për ndarje ma? Populli është kundër ndarjes. Vuçiqi po merret me mu shkaku i ndarjes. Nëse ai është bërë nervoz pse ia kam prish planet, populli duhet t’i hetojë zëdhënësit e tij në Prishtinë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Tutje, ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit dhe procesin për korrigjim, gjë me të cilën po merret Komisioni i emëruar nga Qeveria.

Ai është pyetur se çka do të ndodh me këtë proces tani, pas dorëheqjes së tij.

“Ku kom me kanë unë, në hanë a? Kufiri ka me u kthy në qafë të Çakorrit dhe në Kullë”, tha Haradinaj tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat