AKR e Behgjet Pacollit ka marrë vendim: Kështu do të garojë në zgjedhjet e reja

Aktuale

AKR e Behgjet Pacollit ka marrë vendim: Kështu do të garojë në zgjedhjet e reja

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 23:38
Behgjet Pacolli

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli është shprehur i bindur se nëse AKR del e vetme në zgjedhje nuk e ka problem kalimin e pragut zgjedhor.

Makolli në RTV Dukagjini, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka qenë e befasishme dhe sipas tij pas këtij zhvillimi shkuarja në zgjedhje do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Pa dakordim të partive opozitare qeveri teknike nuk mund të ketë”, tha ai.

Ai ka thënë se vijat e kuqe tashmë janë bërë banale por mund të ketë preferenca për të shkuar me parti të caktuara në koalicione parazgjedhore.

Duke folur për zhvillimet brenda AKR-së, Makolli ka thënë se Agim Bahtiri nuk ka dhënë dorëheqje nga partia as zyrtarisht e as formalisht.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së ka thënë se kjo parti ka sakrifikuar vetën kur ka hyrë në koalicion me PAN-i, pasi sipas tij e ka kërkuar situate në interes të shtetit.

Makolli ka thënë se AKR është e përgatitur të futet e vetme në zgjedhje por varësisht nga interesi, kjo parti mund të futet në koalicione parazgjedhore.

“PDK është me pak e dëshiruar për një koalicion parazgjedhor, të gjitha tjerat janë opsione më të mundshme”.

Ai ka thënë se në bazë të analizave të tyre AKR mund të merr rreth 10% në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat