Gecaj reagon ndaj Haradinajt: Për çfarë afërsie po flet, pos afërsisë së kolltukut dhe interesit pushtetar?

Aktuale

Gecaj reagon ndaj Haradinajt: Për çfarë afërsie po flet, pos afërsisë së kolltukut dhe interesit pushtetar?

Nga: G.B Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:49
Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ndjejnë afërsi me Nismën, PSD-në dhe AKR-në, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nëse nuk bëhet fjalë për afërsi programore, atëherë për çfarë afërsie flet Ramush Haradinaj, pos afërsisë së kolltukut dhe interesit pushtetar?

Postimi i tij i plotë në Facebook:

AFËRSI KOLLTUKU!

Së paku deklarativisht, AAK ishte rreshtuar si parti e qendrës së djathtë, ndërsa partitë e mëposhtme janë të qendrës së majtë apo liberale! Nëse pra nuk bëhet fjalë për afërsi programore, atëherë për çfarë afërsie tjetër flet Ramush Haradinaj, pos afërsisë së kolltukut dhe interesit pushtetar?

Ramush Haradinaj:“Ndjejmë një afërsi me NISMA’n, PSD’në, AKR’në dhe ndonjë parti tjetër”, duke aluduar te partia Alternativa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat