Paralajmëron partia e Haradinajt: Bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha

Aktuale

Paralajmëron partia e Haradinajt: Bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha

Nga: A.ZH Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:50
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb Nenad Popoviq, i cili e ka quajtur kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinajn, “terrorist”.

Popoviq i nervozuar, derisa ka folur për taksën dhe kufijtë, ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për ta luftuar Kosovën, në çdo vend dhe në çdo institucion ku i jepet mundësia.

E AAK-ja i quan sinjale të mira, agresivitetin në Beograd dhe nervozizmin nga adresa të caktuara në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Sipas partisë së Haradinajt, këto janë sinjale që vendi po shkon në drejtim të duhur.

AAK ka paralajmëruar se ditëve në vijim, do të ketë shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.

Reagimi i AAK-së:

Agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë - sinjale të mira.

Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozës nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Ushtria u bë;

Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon;

Trepça gati për investime;

Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë;

Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat