Zyrtari i PDK-së: Mendjen e kemi te Serbia, jo te Kosova

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Mendjen e kemi te Serbia, jo te Kosova

Nga: A.ZH Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:00
Arben Gecaj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Gecaj, ka thënë se problemi në Kosovë në këtë muaj e deri në zgjedhje, do të jetë Serbia.

Ai ka thënë se në këtë kohë, në Kosovë, të gjithë do të merren me atë se çka thotë Serbia. E gjithë kjo sipas Gecajt, vie pasi nuk ka ide se çka të bëhet me Kosovën.

“Mendet i kemi te Serbia, jo te Kosova”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i Gecajt:

Ky muaj e deri ne zgjedhje do të kalojë me parollen;

- Kqyrni cka po thojnë Vucici e Dacici, qe, a pe shihni krejt keta tjeret te ne, po thojnë si ata.

Ky eshte problemi qe ne e kemi, pra per te provu me denigru, kundershtu tjetrin, referenca eshtë Serbia.

Krejt kjo behet për mbetur ne tema fiktive, per shkak se nuk ka ide se cka te bejme me Kosoven. Pra mendet i kemi te Serbia, jo te Kosova.

Por, "populli u ngi ma".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat