PDK vazhdon përgatitjet për zgjedhje, paralajmëron prezantimin e kandidatëve për deputetë

Aktuale

PDK vazhdon përgatitjet për zgjedhje, paralajmëron prezantimin e kandidatëve për deputetë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:12
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Dega e PDK-së në Prizren mbajti mbledhjen e kryesisë, në të cilën u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe u morën vendime për mobilizim, për të dëshmuar se Partia Demokratike është forca kryesore politike në Prizren.

Në takim ishte prezent edhe kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, i cili kërkoi nga struktura e re e Degës së PDK-së në Prizren, e dalë nga zgjedhjet e fundit, mobilizim për një fitore të re bindëse të PDK-së, në Prizren dhe në gjithë Kosovën.

“Në këtë frymë me konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve të kryesisë, Dega e PDK-së në Prizren themeloi trupat punuese për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Emërues i përbashkët nga kjo mbledhje doli gatishmëria e fuqishme e kryesisë, për të bashkëpunuar ngushtë me qytetarët e Prizrenit, të cilët nga zhvillimet e fundit në qytetin e Prizrenit, po e konfirmojnë çdo ditë se PDK, përveç që është forca e parë politike në Prizren, është subjekti i vetëm politikë që i shtynë përpara proceset, në interes të qytetit të Prizrenit dhe të vendit.

Dekada e re me energjinë dhe përkushtimin e saj, do t’i konsultojë qytetarët e Prizrenit, grupet e interesit, shoqërinë civile dhe personalitetet e dëshmuara të Prizrenit, dhe shumë shpejtë do ta prezantojë listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve të Prizrenit dhe demokratëve të Dekadës së re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat