Deputetja e VV-së ka një paralajmërim për Haradinajn

Aktuale

Deputetja e VV-së ka një paralajmërim për Haradinajn

Nga: A.ZH Më: 27 korrik 2019 Në ora: 18:59
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të presioneve për heqjen e taksës dhe për formimin e “Dodik Republikës”.

E deputetja e VV-së, e ka paralajmëruar Haradinajn se do të vijnë në pushtet dhe do t’u bëjnë ballë presioneve.

“Edhe nuk japim dorëheqje, edhe s'pranojmë kushte”, ka shkruar Millaku në një postim në Facebook.

“Tha: Po jap dorëheqje për shkak të presioneve për heqjen e taksës dhe për formimin e “Dodik Republikës”. Mirë ke bërë, se tash vijmë ne që i bëjmë ball edhe presioneve, edhe nuk japim dorëheqje, edhe s'pranojmë kushte”, ka shkruar deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat