Mustafa: Problem më i madh janë njerëzit e inkriminuar që s’kanë aktakuza

Aktuale

Mustafa: Problem më i madh janë njerëzit e inkriminuar që s’kanë aktakuza

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:00
Kryetari i Degës së PDK’së në Gjilan, Qemajl Mustafa

Kryetari i Degës së PDK’së në Gjilan, Qemajl Mustafa e ka nda mendjen të respektojë vendimin e Kadri Veselit për të mos kandiduar për deputet të Parlamentit të Kosovës. Ka thënë se përderisa një vendim i tillë është në fuqi do ta respektojë pavarësisht pasojave personale.

Megjithëkëtë, ish-Kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se problemi më i madh është te njerëzit që janë të inkriminuar e që s’janë fare të hetuar e akuzuar nga drejtësia.

Ka thënë se pasojë e sistemit të dështuar të drejtësisë janë krijuar njerëz që kontrollojnë drejtësinë, mediat e bizneset.

“Problemin e kemi te ajo që e kam thënë disa herë, se kemi shumë më shumë njerëz të inkriminuar që s’kanë aktakuza se sa njerëz që kanë aktakuza e dyshohet se kanë kryer vepra penale”, ka thënë Mustafa, për Express, të shtunën.

“Qysh thotë vendimi, edhe pse nëse rrijmë në disiplinë partiake, duhet ta respektojmë vendimin e Partisë dhe të Kryetarit. Parimisht kam thënë se vendimi është i mirë. jam vu në përkrahje të vendimit pavarësisht pasojave që unë mund të kem personalisht”, ka shtuar ai.

“Ndonjëri me moskandidim i bën hair që nuk është në listë, dikush e dëmton”, ka vlerësuar ai.

“Kosova është keq. e vetërta është se ka krim e korrupsion sepse e thonë matjet ndërkombëtare dhe organizatat e huaja. Sa është e shtrirë nuk e di personalisht”, ka shtuar ai.

Sami Lushtaku para disa ditësh lëshoi akuza në drejtim të disa njerëzve të PDK’së se kontrollojnë drejtësinë, biznesin dhe mediat. Kërkoi që 4-5 persona të largohen me turp nga PDK’ja.

Asnjë fjalë deri më tash për këto s’e ka thënë Kadri Veseli dhe as zyrtarët tjerë të PDK’së. Ka folur vetëm Elmi Reçica i cili ka thënë se me vota në PDK s’është më i forti Sami Lushtaku.

Edhe Qemajl Mustafa thotë se sistemi i keq i drejtësisë ka krijuar hapësirë për njerëz të fortë mbi ligjin.

“Ka njerëz të fortë që kjontrollojë mediat, politike. etj. Por a ia ka qellu Sami Lushtaku s’di”, ka thënë ai.

Mustafa këto komente i ka bërë pasi zyrtari i PDK’së, Ilir Gashi, që ka qenë pjesë e KQZ e ka quajtur të frikshëm vendimin e Kadri Veselit për të mos lejuar asnjë kandidat për të garuar për deputet nëse ka probleme me drejtësinë.

Adem Grabovci, Agim Çeku, Sokol Bashota, Qemajl Mustafa, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Xhavit Haliti do ta shohin vetëm në televizor Parlamentin e Kosovës nëse vendimi i Kadri Veselit zbatohet për të mos lejuar të kandidojnë për deputet njerëzit që kanë aktakuza.

Një zyrtar i PDK’së e ka quajtur të frikshëm këtë vendim të Veselit. Ka thënë se është vendim edhe parimor për të mos lejuar ata që kanë aktakuza të kenë pozita shtetërore.

“Paralajmrimi i frikshëm, por parimor i Kryetarit Kadri Veseli, rreth pa mundësive për kandidim të atyre qe jan ndesh me drejtêsin, natyrshem se këtë kategori e bênë të gjejnê streh në subjektet ku ligji êshtê vetëm një akt i shkruar, por që nuk gjënë zbatim”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat