Kushtetuesja ka 60 ditë afat për t’i kthyer përgjigje Haradinajt

Aktuale

Kushtetuesja ka 60 ditë afat për t’i kthyer përgjigje Haradinajt

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:49
Foto

Njohësit e kushtetutës thonë se gjithçka tashmë dihet dhe se zgjedhjet duhet mbajtur sa më parë.

Madje, sipas tyre, qeveria në largim duhet të jetë e kujdesshme në veprime, e të mos marrë vendime që nuk i takojnë..

Të tillë e vlerësojnë edhe iniciativën për Gjykatë Kushtetuese, rreth mbledhjes së qeverisë.

Ata megjithatë thonë se janë disa gjëra që duhet të procedojë Qeveria e Kosovës, mirëpo jo vendime të reja.

Kushtetuesja sipas njohësve ka afat deri në 60 ditë për t’i kthyer përgjigje Haradinajt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat