Letër Zaevit: Tomorr Morina s’ka kryer krime, ka mbrojtur popullin nga “Kasapi i Ballkanit” Millosheviq

Aktuale

Letër Zaevit: Tomorr Morina s’ka kryer krime, ka mbrojtur popullin nga “Kasapi i Ballkanit” Millosheviq

Nga: N.Sh Më: 27 korrik 2019 Në ora: 23:11
Tomorr Morina

Edhe pse ishte thënë se do të lirohet shumë shpejt, Tomorr Morina, ish-pjesëtar i UÇK-së vazhdon të mbetet në Maqedoninë Veriore, ku u burgos me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vendlindjen e tij, në Gjakovë, nga institucionet lokale, shoqatat e dala nga lufta, partitë politike dhe qytetarë të tjerë.

Për Morinën ka reaguar edhe kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti, i cili i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaevit.

Ja reagimi i plotë:

ARRESTIMI I ISH-USHTARIT TË UÇK-SË,

TOMORR MORINA, AKT I PADREJTË -

LETËR E DËRGUAR KRYEMINISTRIT TË MAQEDONISË VERIORE Z. ZORAN ZAEV, PËR LIRIMIN E TIJ.

Teksti i letrës:

I nderuari Kryeministër z. Zoran Zaev,

Partia, Republikanët e Kosovës, REK dhe unë si Kryetar i saj, morëm me shqetësim të jashtëzakonshëm, lajmin për ndalimin dhe arrestimin e ish-Luftëtarit të UÇK-së, zotin Tomorr Morina, në Republikën e Maqedonisë Veriore, për të plotësuar kështu një kërkesë të shtetit Serb.

Ish-Ushtari i UÇK-së z. Tomorr Morina, nuk ka kryer ndonjë krim përderisa mbrojti popullin e tij të pambrojtur nga sulmet më brutale si ai i Millosheviqit „Kasapit të Ballkanit“ , sulme që lanë pas me dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe masakruar.

Është tërësisht e papranueshme dhe e padrejtë që një shtet terrorist si ai i Milloshevicit dhe pasardhësit të tij Vuçiçit, të kërkojnë ekstradimin e njerëzve të pafajshëm të Kosovës duke keqpërdorur një Organizatë Ndërkombëtare sic është edhe Interpoli!

Nëse dikush nga ish-Luftarët e UÇK-se paska bërë ndonjë krim – atëherë me këto çështje do të merret Gjykata Speciale në Hagë, e cila u votua nga vetë Kuvendi i Kosovës por kurrësesi nuk mundet që shteti serb të lëshojë thirrje për arrestime në një vend ku me qindra kriminelë ende shëtisin të lirë në të!

Ju drejtohem si mik i juaji dhe duke ju vlerësuar si një politikan i cili ka në agjendën e tij politike, marrëdhënie paqësore dhe miqësore me fqinjët – të bëni çdo gjë që është e mundur për lirimin e zotit Tomorr Morina, sa me parë, i cili po mbahet i pafajshëm në burg në Maqedoninë e Veriut, në shtetin që ju drejtoni.

Pres një reagim të shpejtë, pozitiv dhe të drejtë nga ju.

Me shumë respekt

Prof. Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

Letra në gjuhen Angleze:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat