Gjyqtari i reagon Haradinajt e ministrave: Merrni vesh o njerëz, ikni në shtëpi e mos u pshtjellni në lokale të Qeverisë

Aktuale

Gjyqtari i reagon Haradinajt e ministrave: Merrni vesh o njerëz, ikni në shtëpi e mos u pshtjellni në lokale të Qeverisë

Nga: A.ZH Më: 28 korrik 2019 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

Gjyqtari i Kosovës Adil Fetahu, ka sqaruar se prej ditës kur Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, nuk është më “kryeministër” as në “dorëhqje”.

Fetahu ka thënë se nuk ekziston termi “kryeministër në dorëheqje” në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku bëhet fjalë për funksionin e kryeministrit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, në momentin që kryeministri e dorëzon zyrtarisht dorëheqjen, ai më nuk është kryeministri, as “në dorëheqje” e as “në dorëtërheqje”.

“Merrni vesh, o njerëz, se një funksion a titull i tillë: “në dorëheqje” – nuk ekziston dhe hiqeni këtë nga mendja dhe nga fjalori”, ka shkruar Fetahu në një postim në Facebook.

Fetahu ka theksuar edhe me dorëheqjen e kryeministrit, rrëzohet e tërë Qeveria, teksa asnjë akt apo veprim i tyre nga fushëveprimi i qeverisë, nuk është i vlefshëm ligjerisht as nuk mund të prodhojë efek juridik.

Reagimi i Fetahut:

Nebuloza (mjegullnaja) me terma inekzistente!

Prej ditës kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fjalorin e politikanëve, gazetarëve, analistëve dhe në media, krahas emrit të tij dëgjojmë ose shkruajnë epitetin, si të ishte një titull: “kryeministri në dorëheqje”! Një term i tillë nuk ekziston në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku bëhet fjalë për funksionin e kryeministrit. Kushtetuta nuk e cilëson dorëheqjen, se a është e revokueshme apo e parevokushme. Në momentin që kryeministri e dorëzon zyrtarisht dorëheqjen, ai më nuk është kurrëfar kryeministri, as “në dorëheqje” as “në dorëtërheqje”!

Edhe zëvendës-kryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, ndihmësministrat, këshilltarët e tyre politikë apo çfarëdo të kenë qenë, nuk janë më në funksionet ose detyrat që kanë pasur në qeverinë e rrëzuar.

Merrni vesh, o njerëz, se një funksion a titull i tillë: “në dorëheqje” – nuk ekziston dhe hiqeni këtë nga mendja dhe nga fjalori.

Prej momentit kur kryeministri jep dorëheqje nga funksioni, e tërë qeveria rrëzohet, kryengul, me tërë strukturën e saj. Ata nuk janë më “në dorëheqje”, por nuk janë as kryeministër as ministra, as këshilltarë dhe në asnjë funksion tjetër. Ata prej atij momenti jane persona privat dhe mund të shkojnë në shtëpi, ose në “pushim të merituar”, deri sa të zgjidhet statusi i tyre në mënyrë ligjore.

Asnjë akt apo veprim i tyre nga fushëveprimi i qeverisë, nuk është i vlefshëm ligjerisht as nuk mund të prodhojë efek juridik. Prandaj, ata as që duhet të sillën e pështillën më nëpër lokalet e qeverisë, përveç kur thirrën për dorëzimin e dokumentacionit, pajimeve dhe inventarit të cilin e kanë pasur në dispozicion dhe në shfrytëzim sa kanë qenë në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat