Gazetari britanik: Gjasat për vazhdim të dialogut të vogla, këto janë shkaqet

Aktuale

Gazetari britanik: Gjasat për vazhdim të dialogut të vogla, këto janë shkaqet

Nga: F. B. Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:27
Gazetari britanik Tim Xhuda

"Gjasat që të vazhdohet dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë tepër të vogla për disa arsye. Shkaqet e kësaj situate janë matematikë e thjeshtë dhe është e pabesueshme që dialogu të vazhdojë para vitit tjetër", ka thënë njohësi i situatës në Ballkan gazetari Tim Xhuda, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota Sot”.

Gazetari britanik Xhuda që njihet si njohës i gjendjes dhe rrethanave në regjionin e Ballkanit, është shprehur se “Matematika e thjeshtë tregon se është pothuajse e pabesueshme që dialogu të vazhdojë para vitit që vjen”.

Sipas tij. ka pak gjasa që në vjeshtë të vazhdojë dialogu, për shkak të situatës politike në Kosovës, çështjes së zgjedhjeve etj.

“Nëse në vjeshtë mbahen zgjedhjet në Kosovë, atëherë do të duhen disa muaj deri në formimin e qeverisë së re. Kjo do të thotë, se vazhdim të dialogut mund të presim vetëm në vitin tjetër”, tha Xhuda.

Kur kësaj i shtohet edhe situata, që në pranverë kur Serbia hyn në periudhën e zgjedhjeve, atëherë vështirë se mund të ketë dialog.

Sipas Xhudas, për shkak të këtyre rrethanave edhe nëse do kishte heqje të taksës, nuk mund të pritet që palët të ulen në tavolinën e bisedimeve, kështu që ai nuk sheh se në periudhën e afërme mund të ketë dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat