“Çartet” Naim Maloku: Çka po doni?           

Aktuale

“Çartet” Naim Maloku: Çka po doni?           

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:50
Naim Maloku

Këshilltari politik i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, Naim Maloku i ka reaguar partive politike opozitare.

Ai ka shkruar në Facebook, se  “Sa më shumë qe merreni me Ramushin, aq më pak vota do keni në zgjedhjet e radhës!”

Postimi i plotë:

Dy vite na patet lodhë duke kerkuar zgjedhje te reja.

Dy vite tubonit nenshkrime për t'a rrëzuar Qeverinë.

Dy vite degjuam qe kjo Qeveri s' bën dhe duhët të shkoj në shtëpi.

Çka po doni?       

A e keni marrë vesh qe Qeveria është dorëhequr?

Sa më shumë qe merreni me Ramushin,aq më pak vota do keni në zgjedhjet e radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat