Alarmon Hoxhaj: Kjo e pret Kosovën nëse s'ka marrëveshje këtë vit

Aktuale

Alarmon Hoxhaj: Kjo e pret Kosovën nëse s'ka marrëveshje këtë vit

Nga: M.H Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:07
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në profilin zyrtar të tij në Facebook tha që dialogu është temë më jo popullore por më strategjike për Kosovën dhe se vetëm me një qeveri me PDK mund të përmbyllë dialogun dhe temat e shtetndërtimit.

Hoxhaj tutje, shkroi që Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje.

Postimi i plotë:

Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madhë për ti mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta pëmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë. Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat