Ish-pjesëtari i UÇK-së, flet për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, ja çfarë thotë

Aktuale

Ish-pjesëtari i UÇK-së, flet për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, ja çfarë thotë

Nga: Z.B Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:27
Ilustrim

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, ka thënë se që nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugovës, LDK nuk ka pasur asnjë burrë më të zotin se Fatmir Sejdiun, përcjell “Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se LDK duhet t’i lerë inatet anash dhe të veprojë arsyeshëm.

Postimi i plotë:

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës LDK nuk e ka pasur një burrë më të zotin se Fatmir Sejdiun. Por, diçka nuk i eci mbarë... Tash po kërkon edhe një shansë. Ky njeri është ende vital dhe është i shkathët edhe për politikë. Nëse LDK-në nuk e merr në dorë gjenerata e re, atëherë Fatmir Sejdiu do të ishte zgjedhja më e mirë nga gjenerata e mesme dhe e vjetër e LDK-së. Kalimi prej Rugovës, Sejdiut e Mustafës e tek Veliu, apo Haziri &company është si kalim nga shala e atit në samar të gomarit. LDK duhet t’i lerë inatet anash dhe të veprojë arsyeshëm. Fatmir Sejdiu në disa pika është më i zoti për politikë se ç’ishte edhe vetë presidenti Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat