Dy ish-pjesëtarë të UÇK-së nga Prizreni, të ftuarit e fundit nga Specialja

Aktuale

Dy ish-pjesëtarë të UÇK-së nga Prizreni, të ftuarit e fundit nga Specialja

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:41
Hysni Gucati

Gjykata Speciale ka shkaktuar “tërmet” politik në Kosovë me ftesat e fundit që i ka dërguar në drejtim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi pikërisht për shkak të ftesës që mori nga kjo Gjykatë. Pos tij, gjatë shtatë muajve të fundit për intervistim janë ftuar edhe dhjetëra ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se deri tash nga Gjykata Speciale kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim. Vetëm dy-tri ditët e fundit, siç ka bërë të ditur ai, nga Specialja kanë marrë ftesë edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së. “Janë dy ftesa të reja që kanë ardhur para 3-4 ditësh në Prizren. Njëri është Avdi Ibrahimi dhe tjetri nuk ka dashur ta zbulojë emrin. Por dy ftesa deri tash kanë mbërritur”, ka deklaruar ai.

Gucati ka thënë se ende nuk dihet saktë se kur do të shkojnë për intervistim dy të ftuarit e fundit të Speciales. “Datat ende nuk janë caktuar për udhëtim, por të ftuar janë për Gjykatë Speciale. Pritet të shkojnë shumë shpejt”, ka shtuar Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat