‘Sulmohet’ PDK-ja nga veprimtari i njohur: “Ikni Enver Hoxhaj, ‘demokrat’ me identitet të Diktatorit Hoxha”

Aktuale

‘Sulmohet’ PDK-ja nga veprimtari i njohur: “Ikni Enver Hoxhaj, ‘demokrat’ me identitet të Diktatorit Hoxha”

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:54
Enver Hoxhaj

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një postimi publik në Facebook i ka reaguar PDK-së dhe në veçanti zyrtarit të kësaj partie, Enver Hoxhajt.

Ai thotë se vendi është i kapur nga kjo parti që nga “Rambujeja” dhe se Kosovës i duhet PDK-ja në opozitë.

Postimi i plotë:

Broçkullat e "demokratit" me identitet të diktatorit !

Jo Enver Hoxha-j !

Zhvillimët politike për dhe rreth Kosovës, që nga Rambuje me 1999, nga pararëndsja e PDK-së, LPK-ja dhe më vonë QPK-ja e SHIK-u, dhe sidomos pas shkuarjës n'amshim të Presidentit Rugova, kanë deshmuar katërcipërisht së kjo strukturë mafio-kriminale e inkorporuar në zhvillimet e vendit dhe në struktuarat qeverisëse shtetërore ishte e dëmshme dhe s'fundmi edhe e rrezikshme dhe n'parametra fataliteti për integritetin, sovranitetin dhe subjektivitetin e Kosovës dhe shqiptarëve.

PDK-ja duhet t'shkojë në opozitë n'radhë të parë dhe më pas, ngadal dhe sigurt ; n'koshin e plehrave të historisë.
Sherbimi ma i mirë dhe ma i madh që mund t'i bëni vendit dhe të ardhmës së tij, është që të ikni sa ma parë, dhe përgjithëmonë...!

PDK & Co !

Kosovës dhe shqiptarëve i keni hipë n'qafë Enver Hoxha-j, ajo s'ka nevojë për ju, por për ikjën n'pakthim tuajin dhe sojit tuaj, mafio-kriminal dhe anti-shtetëror.

PDK-ja dhe përgjithësisht PAN-i, t'i dorëzojnë para drejtësisë aktëret & autorët e krimeve mbi Atdheun, t'lirojnë pushtetet e ndara nga zapi dhe t'çlirojnë shtetin nga kapja, si dhe t'fillojnë një proces katarsi brënda vetit dhe më pas, ndoshta duhet filluar nga e para...!

PDK PRONTO-iste !

Kështu ; këta që jeni, dhe çfarë jeni, nuk i duheni Kosovës dhe shqiptarëve, kurr...!

Nëse rastisë, në çka kurr s'dua t'besoj, se PDK-ja të jet n'qeverisjën e vendit, atëherë Kosova s'mbetet vend për qytetarë normal dhe as atdhe me t'cilin do ishim krenar, përkundrazi.

PAN-hajnia !

Ikni, ikni, ikni Enver Hoxhaj, "demokrati" me identitet të Diktatorit Hoxha ...!

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat