Hashim Thaçi vazhdon punësimin e familjarëve: Tash e rehatoi djalin e vëllait

Aktuale

Hashim Thaçi vazhdon punësimin e familjarëve: Tash e rehatoi djalin e vëllait

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 19:14
Hashim Thaçi vazhdon punësimin e familjarëve: Tash e rehatoi djalin e vëllait

Korporata Energjetike e Kosovës, ndërmarrje që udhëhiqet nga kushëriri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi, nuk ka mbetur me vetëm një përfaqësues të kësaj familjeje.

Aty, në pozitën e koordinatorit në Zyrën e Pajtueshmërisë Institucionale dhe Organizative, punon edhe Veton Thaçi, djali i njërit prej vëllezërve të presidentit Thaçi.

Gjithashtu si zyrtare e lartë e Prokurimit, gjithnjë sipas burimeve të KTV, në KEK është punësuar edhe Shqipe Qelaj, e martuar për vëllanë e drejtorit menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçi.

I kontaktuar nga media, drejtori Thaçi nuk ka dashur të flasë për këtë temë nën arsyetimin se nuk ka njohuri dhe ndodhet në pushim, duke rekomanduar që të priten përgjigjet nga Departamenti për Media i KEK-ut.

Ky departament, për Veton Thaçin, thotë se i kishte plotësuar kushtet në konkursin e marsit të vitit 2012, e kishte filluar punën në mes të po atij viti.

Në mesin e të pranuarve në punë nga konkursi i shpallur në 10 shkurt të vitit 2017, ishte edhe Shqipe Qelaj, gruaja e vëllait të drejtorit menaxhues, që i kishte plotësuar kushtet e kërkuara.

Thaçi, para ardhjes në pozitën e drejtorit menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës, për një kohë ishte edhe përgjegjës për prokurimin në këtë ndërmarrje.

Të shtunën televizioni publikoi emrat e disa zyrtarëve të PDK-së dhe familjarë të zyrtarëve të afërt me presidentit Thaçi e që ishin punësuar në korporatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat