Milaim Zeka takon ushtarin e UÇK-së, e gjithë familja në luftë dhe janë të papunë

Aktuale

Milaim Zeka takon ushtarin e UÇK-së, e gjithë familja në luftë dhe janë të papunë

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:29
Foto nga takimi

Kryetari i PEK, Milaim Zeka, ka pasur takime me banorët e Cerovikut. Si takim të veçantë ka karakterizuar atë me Adem Dakën, njëri nga ushtarët më të mirë të UÇK-së, duke thënë se, e gjithë familja e tij ishin në luftë, dhe që të gjithë të janë pa punë, përcjell “Bota sot”.

Tutja ka shkruar se, këta pushtetarët nuk duhet lejuar as një fermë kafshësh për të drejtuar, se lëre më Kosovën.

Postimi në Facebook:

Takim me banoret e Cerovikut. Ne fund nje takim i veqant me Adem Daken, njeri nga ushtaret me te mire te UÇK-se.
Krejte familja ne lufte, krejte te papune.
Te gjithe te bindur se eshte koha per ndryshime radikale. Koha per ne burg per abuzuesit me pushtetin. Koha per burg per hajnat qe vodhen parane publike permes pushtetit politik. Koha per burg ata qe po e shkaterrojne pasurine kombetare dhe sektorin privat...!
Duhet me i dergu ne burg edhe ata qe zgjodhen sezonin veror, kur te gjithe mergimtaret jane me pushime, gjoja po e ndertojne rretherrotullimin ne Veternik, ne dalje te Prishtines. Dy ore me u fute ne Prishtine. Keta pushtetare nuk duhet m’ i leju as nje ferme kafshesh me drejtu, se lere me Kosoven...!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat