Prokurori që porostiti viagra, fshinë të gjitha postimet në Facebook

Aktuale

Prokurori që porostiti viagra, fshinë të gjitha postimet në Facebook

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 23:24
Esat Ademi

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi, i ka fshirë të gjitha postimet në rrjetin e tij social, Facebook, prej të cilit, pati blerë viagra përmes një faqeje publike online.

Ademi kishte kërkuar të blejë viagra në një faqe të shitjes së produkteve online dhe porosinë kishte kërkuar që t’ia dërgonin në zyrën e tij ku punon si prokuror.

E tani, në profilin e tij nuk është asnjë postim i vetëm ndërsa porosinë për blerjen e viagrës, e ka mohuar kategorikisht në një bisedë telefonike për Insajderin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat