Vazhdojnë kolonat e gjata, ja sa orë po presin bashkatdhetarët në Merdare

Aktuale

Vazhdojnë kolonat e gjata, ja sa orë po presin bashkatdhetarët në Merdare

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 00:19
Ilustrim

Mërgimtarët janë nisur drejt Kosovës për t”i kaluar pushimet.

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Bashkatdhetarët gjatë tëre ditës së sotme kanë pritur me orë të tëra, kjo pasi janë krijuar kolona të gjatë në pikën kufitare në Merdare.

Indeksonline mëson se në orët e vona pritjet janë bërë edhe me të gjata, ku kolonat po janë të gjata deri në 6 kilometra.

Ndryshe, nga fluksi i madh i mërgimtarëve që kanë marre rrugën për në vendlindje, edhe në magjistralen Prishtinë- Podujevë po ka kolona të gjata, ku automjetet nuk mund të lëvizin më shpejt se 20 km në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat