Lluka: AKR-ja nuk do ta ketë problem kalimin e pragut

Aktuale

Lluka: AKR-ja nuk do ta ketë problem kalimin e pragut

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 06:54
Valdrin Lluka

Anëtari i kryesisë së AKR-së, Valdrin Lluka, ka thënë se ky subjekt politik nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik që vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi për dorëheqjen e kryeministrit ishte i papritur për të dhe për AKR-në.

Në një intervistë dhënë për media, ai ka thënë se sa më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme që të mos mbesin të bllokuara projektet që e presin Kosovën.

Lluka ka bërë me dije se AKR-ja është e gatshme për zgjedhje të reja, duke theksuar se për këtë parti nuk do të jetë problem kalimi i pragut zgjedhor.

Sa i përket bashkëpunimit me parti politike, anëtari i kryesisë së AKR-së, ka pohuar se nuk ka vija të kuqe si parti.

Në këtë intervistë Lluka ka folur edhe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për gjendjen në Telekom dhe për ndërmarrjen “Trepça”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat