Këtë javë presidenti nis konsultimet me partitë politike, a do ta çojë vendin në zgjedhje?

Aktuale

Këtë javë presidenti nis konsultimet me partitë politike, a do ta çojë vendin në zgjedhje?

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:37
Hashim Thaçi

Gjatë kësaj jave, presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të takohet me krerët e subjekteve politike.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra e presidentit të enjten, është bërë e ditur se duke filluar nga kjo javë kreu i shtetit do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit.

Kërkesa kryesore e partive politike ndaj presidentit, do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve.

Gjatë javës që e lamë pas, të gjitha partitë politike janë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse Thaçi do të tentojë krijimin e një qeverie teknike, gjë për të cilën subjektet politike kanë thënë se nuk do ta pranojnë.

Theksojmë se Ramush Haradinaj dha dorëheqje më 19 korrik, pas ftesës për intervistë që i erdhi nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat