Haradinaj tregon pse shkon në qeveri pas dorëheqjes

Aktuale

Haradinaj tregon pse shkon në qeveri pas dorëheqjes

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:28
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është në pritje të thirrjes së presidentit Hashim Thaçi për konsultat me partitë politike për datën e zgjedhjeve.

Por, për ditën e nesërme ai ka paralajmëruar një takim konsultues me të parin e PDK-së Kadri Veseli dhe atë të NISMA, Fatmir Limaj.

Në takim, siç tha ai, do të bisedojnë  për situatën politike, teksa u shpreh me ironi se do të diskutojnë edhe për “ngrohjen globale”.

Haradinaj tha se nuk ka asnjë interes që të kthehet në zyrat e të parit të Qeverisë, pas dorëheqjes, por shkon pasi mban përgjegjësi për t’iu shmangur vakumit institucional.

“Si kryetar i Qeverisë, nuk kam interes që pas dorëheqjes të vij në zyrën e Qeverisë, as nuk vij se është më fllad, por vij se mbaj përgjegjësi. Derisa dikush nuk e merr këtë punë, për të mos pasur vakum qeverisës”, tha ai.

***

Haradinaj: Nuk kam interes që pas dorëheqjes me ardh në Qeveri që është ma fllad, por vij se mbaj për interes të shtetit

Pasi ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese interpretim se çka ndodh pas dorëheqjes së tij, Ramush Haradinaj ka dalë në konferencë për media.

Ai ka thënë se i ka bërë thirrje Kushtetueses që të veprojë sa më shpejt, megjithëse është e paraparë që Gjykata Kushtetuese ka një afat kohor prej 60 ditësh derisa t’ia kthejë Haradinajt një përgjigje.

Ai në konferencë për media ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje sepse ‘atij i duhet kohë t’i takojë votuesit e tash po duhet me i kry punët e shtetit”.

"Si kryetar i Qeverisë nuk kam interes me ardhë në zyre të Qeverisë as pse është ma fllad, por vi se është përgjegjësi. Më nevojitet koha me shku mas votuesve, mas degëve, mas strukturës,  tash duhet me i kry punët e shtetit”, ka thënë ai.

“I siguroj qytetarët e vendit që nuk do të lejoj vakum por do të marrim për më shumë siguri përgjigje nga Gjykata Kushtetuese. Unë jam kryeministër i dorëhequr. Akti i dorëheqjes është vendim  i kryeministrit që ka qenë në detyrë. Ju kemi drejtu Gjykatës Kushtetuese me vërtetu çka nënkupton kjo pastaj”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, ish-kryeministri Ramush Haradinaj njofton se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuesekërkesën për interpretim të aktit të tij të dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

“Të nderuar qytetarë, Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti. Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai thotë se kjo kërkesë ka të bëjë me dëshminë që Haradinaj e do lidhur me përgjegjësitë institucionale deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj. Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj takon nesër Veselin e Limajn, thotë se do të flasin për ”ngrohje globale”

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk është mirë që të humbë asnjë ditë për të caktuar zgjedhjet e reja, pasi ka një vullnet politik nga gjitha partitë politike.

Haradinaj në një konferencë për media, njoftoi se nesër i ka ftuar në takim dy liderët e tjerë që ka bashkëqeverisur, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të Nisma-s, Fatmir Limaj.

Duke ironizuar, Haradinaj tha se në këtë takim do të flitet për ”ngrohje globale”.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pas dorëzimit të kërkesës së tij për të interpretim të dorëheqjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, tha se kjo është bërë për të qartësuar pozitën e tij dhe me anë të kësaj nuk duhet që të zvarritet shpallja e datës për zgjedhje të reja.

Vendimin e tij për interpretim të Gjykatës Kushtetuese, i pari i Qeverisë në detyrë tha se kjo duhet të merret si shembull edhe për të tjera herë, derisa shtoi se nuk ka asnjë interes që të kthehet në zyrën e të parit të ekzekutivit.

Haradinaj theksoi se Kosova nuk është mirë që të humbë asnjë ditë për të caktuar zgjedhjet e reja, pasi sipas tij, ka një vullnet politik nga gjitha partitë politike.

“Unë jam si kryeministër në dorëheqje, ai është një vendim që i kam dorëzuar për interpretim. Kjo bëhet për mos me i shty zgjedhjet, por të merret si shembull se si duhet të vendoset për të qeverisur më herët. Kam kërkuar që të fillojnë konsultat për shpërbërje të Kuvendit. Unë nuk kam interes që pas dorëheqjes me ardhur në zyrë të kryeministrit, por nevojitet që të kryhen punët”, tha ai.

Për mos njoftimin e liderëve tjerë institucional për dorëheqjen e tij, Haradinaj tha se ai e ka bërë njoftimin në vendin dhe kohën e duhur.

Ndërkaq, për vendimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se nuk ka qenë kalkulim politik, siç po potencohet por është bërë për të forcuar pozitën e Kosovës.

Haradinaj: Jemi me fat që diaspora s’ka heq dorë nga atdheu

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj teksa ka organizuar pritje për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, tha se Kosova është me fat që dashuria e diasporës për atdheun e vet nuk ka ndryshuar asnjëherë.

“Jetën që e boni ju e njohë prej anës time, edhe kjo nuk është lehtë që në vend të huaj me dhënë kontributin e juaj. Kur vini këtu po ashtu iu presim me dënimin, kartonin që nuk është hequr, por një gjë që nuk ndryshon asnjëherë është dashuria për vendin dhe ne jemi me fat që diaspora jonë nuk ka heq dorë prej atdheut. Është e vërtet që në Kosovë ende nuk janë përmbyllë shtetësinë e vet,

Në emër të përfaqësuese të diasporës, shkrimtari Riza Sheqiri tha se gjithë sukseset e tyre i adresojnë dhe reflektojnë në Kosovë.

Haradinaj në konferencë për media

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat