Diplomati shqiptar tregon si zyrtarët nga Shqipëria votuan në favor të rezolutës antishqiptare të Dik Martit

Aktuale

Diplomati shqiptar tregon si zyrtarët nga Shqipëria votuan në favor të rezolutës antishqiptare të Dik Martit

Nga: A.Zh Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:55
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka kujtuar se si zyrtarë shqiptarë, kishin votuar në favor të rezolutës antishqiptare të Dik Martit.

Ai ka thënë se delegacioni parlamentar i Shqipërisë, i kryesuar nga një ish-ministër drejtësie, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg dhe delegacioni parlamentar i Shqipërisë, i kryesuar nga një ish-ministër i jashtëm, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Beograd, kishin votuan rezolutën antishqiptare.

Ndërsa, sipas tij, kundër kësaj rezolute, kishin votuar Deputetë britanikë dhe turq.

“Freskim i kujtesës kombëtare Delegacioni parlamentar i Shqipërisë, i kryesuar nga një ish-ministër drejtësie, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, dhe delegacioni parlamentar i Shqipërisë, i kryesuar nga një ish-ministër i jashtëm, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Beograd, kanë votuar në favor të rezolutës antishqiptare të Dik Martit. Deputetë britanikë dhe turq kanë votuar kundër”, ka shkruar në një postim në Facebook Shaban Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat