Zyrtari i VV-së ironizon me Haradinajn: Ramushi kryeministër “na ishte njëherë e një kohë, por s’është më”

Aktuale

Zyrtari i VV-së ironizon me Haradinajn: Ramushi kryeministër “na ishte njëherë e një kohë, por s’është më”

Nga: G.B Më: 29 korrik 2019 Në ora: 19:52
Ramush Haradinaj

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, i cili e ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se çka do të thotë dorëheqja e tij, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rrustemi ka thënë se si qytetar Haradinaj mund t’i drejtohet Kushtetueses për ndonjë çështje tjetër, por që Ramushi si kryeministër “na ishte njëherë e një kohë, por s’është më”.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Qytetari Ramush mundet me ju drejtu Kushtetueses veç për ndonjë çështje tjetër që ka dhe pasi t'i ketë shterru të gjitha instancat, nga Themelorja e deri te Supremja. E Ramushi kryeministër "na ishte njëherë e një kohë, por s'është më" :).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat