Faton Abdullahu: Qeveria teknike do t’i komplikonte gjërat

Aktuale

Faton Abdullahu: Qeveria teknike do t’i komplikonte gjërat

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 20:05
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se zgjedhjet do të ishin zgjidhje për situatën e krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

“Kur të merret parasysh çështja e kohës e komoditeti juridik e politik dhe çështja që bota perëndimore nuk na pret, qeveria teknike i komplikon gjërat”, ka thënë Abdullahu.

“Kanë kaluar dy vjet – votat që janë dhënë për këtë koalicion [PAN-in] dhe këto parti, ato tash nuk janë vota të freskëta që ta mbajnë një qeveri teknike. Qytetarit të Kosovës duhet t’i jepet mundësia që të votojë. Duhet bazuar në sensin politikë dhe atdhetar që ai [qytetari] ta thotë fjalën e tij”.

Sipas asaj që ka thënë Abdullahu në Info Magazine dorëheqja e Haradinajt është lajmi më i mirë i dhënë kohët e fundit.

“Kemi hyrë tash e sa kohë në qorr-sokak në raport me faktorin ndërkombëtar, dialogun, dhe njohjet. E mira është që po shkohet në zgjedhje. PAN është kohë të gjatë i përçarë. As dy javë nuk ka kur Veseli nga SHBA i dërgoi ‘selam’ Haradinajt se nuk po bën dallim mes Serbisë dhe SHBA-së. Kur nuk funksionojnë gjërat është vështirë të presësh çfarëdo të mire”, ka theksuar ai duke kundërshtuar krijimin e mundshëm të qeverisë teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat