NATO: Respektojmë të drejtën e secilit vend për angazhime politike edhe të sigurisë

Aktuale

NATO: Respektojmë të drejtën e secilit vend për angazhime politike edhe të sigurisë

Nga: Fatmir Beka Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

NATO në tërësi respekton sovranitetin dhe të drejtën e të gjitha shteteve përfshirë këtu edhe Serbinë në zgjedhjen e angazhime politike dhe të sigurisë, thuhet në përgjigjen e aleancës Veri-atlantike në pyetjen e Radios Evropa e Lirë (REL) rreth donacionit të pajisjeve ushtarake ruse për Serbinë, duke pasur parasysh sanksionet  perëndimore ndaj Moskës për shkak të Krimesë, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen rreth vendimit të Rumanisë që të bllokoj transportin e kontingjentit të pajisjeve ushtarake që kalonin nëpër territorin e saj, NATO  në kumtesën e lëshuar ka thënë se rreth kësaj çështje pyetjen konkrete duhet drejtuar në Bukuresht.

Në të njëjtën kumtesë theksohet se NATO ka partneritet me shumë vende sikurse edhe me Serbinë.

„Serbia ka qenë nikoqir i stërvitjes më të madhe civile në situata të jashtëzakonshme,që i ka ndihmuar aleatëve të NATO-së  por edhe vetës dhe partnerëve tjerë që të jetë e gatshme që të përballet me situata e jashtëzakonshme katastrofave natyrore, siç janë vërshimet dhe zjarret e pyjeve”, thuhet në kumtesën e NATO-së ku po ashtu nënvizohet përpjekja e përbashkët e reformimit të forcës së sigurisë dhe institucioneve në Serbi.

Kur bëhet fjalë për format tjera të bashkëpunimit, NATO një rëndësi të veçantë i kushton përgatitjes së pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, duke i ndihmuar  që ato të jenë të gatshme për të kontribuar në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse.

„Kemi investuar miliona euro në mënyrë që të ndihmojmë Serbinë që të shkatërroj më shumë se 200 tonë municion. Serbia po ashtu se bashku me NATO ka punuar në trajnimin e personelit ushtarak medicional në Irak, duke dhënë kontribut në stabilitetin e Lindjes së afërme”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat