Kadri Veseli kërkon zgjedhje, Ramush Tahiri thotë se ky është qëndrim prej shtetformuesi

Aktuale

Kadri Veseli kërkon zgjedhje, Ramush Tahiri thotë se ky është qëndrim prej shtetformuesi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 09:42
Foto

Analisti politik që ishte këshilltar i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ka shkruar fjalë të mëdha për Kadri Veselin.

Teksa komenton deklaratën e Veselit, që thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme, Tahiri thotë se ky është lajm i mirë, qëndrim prej shtetformuesi, përkushtim....

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Bravo per Kadri Veselin .

Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin.

Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim,..

Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj..

Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet ti frikohet zgjedhjeve tha Veseli.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat