Haziri zotohet: Nëse e marr timonin e LDK-së, nuk bëj koalicion me asnjë parti

Aktuale

Haziri zotohet: Nëse e marr timonin e LDK-së, nuk bëj koalicion me asnjë parti

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 09:50
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mbrëmë ka folur për zgjedhjet e brendshme për Kryetar të partisë.

Haziri ka thënë se nëse ai bëhet Kryetar i LDK-së nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

“Mendoj që për gara parazgjedhore, me të gjitha ka vija të kuqe, sa më përket mua”, u shpreh Haziri.

Ai ka bërë “vija të kuqe” të gjitha partive, përfshirë, PDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së, Nismës AKR-së dhe PSD-së.

I pyetur se a është kundër koalicionit parazgjedhor me PSD-në, Haziri ka thënë se nuk është diskutuar dhe nuk sheh koalicion parazgjedhor as me PSD-në.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se koalicionet paszgjedhore do të dihen pas zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve vijmë pas zgjedhjeve”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini.

Lutfi Haziri ka thënë se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje nëse ai zgjedhet Kryetar i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat