Fillon ‘lufta’ AAK-PDK para zgjedhjeve, kjo është deklarata e fundit

Aktuale

Fillon ‘lufta’ AAK-PDK para zgjedhjeve, kjo është deklarata e fundit

Nga: A.SH Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:54
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me atë se disa aktivistë të PDK-së, po mundohen të i zbehni të arriturat të pakontestueshme të Haradinajt në ruajtjen e krenarisë dhe integritetit shtetëror, vendosjen e taksës dhe parandalimin e ndarjes së Kosovës.

Postimi në Facebook:

Dorëheqja e kryeministrit Haradinaj është akti më i lartë moral e politik e një lideri të guximshëm që nuk e bëjnë dot ata që sot duke e hedhur gurin e fshehur dorën,mundohen ta interpretojnë në mënyrat më të pasinqerta.
Siç është edhe rasti i fundit i disa aktivistëve të PDK- së.
Dhe kuptohet “misioni” i tyre është tendencë e paskrupullt në funksion të zbehjes së të arriturave të pakontestueshme të zt. Haradinaj në ruajtjen e krenarisë dhe integritetit shtetëror, vendosjen e taksës dhe parandalimin e ndarjes së Kosovës.
Uroj që mos ta ken hallin e humbjes së Serbisë (230 milion € )në tregun e Kosovës.
Me Ramushin 100% shtet ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat