MPJ-ja tregon se a do të ekstradohet Tomor Morina në Serbi

Aktuale

MPJ-ja tregon se a do të ekstradohet Tomor Morina në Serbi

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:10
Tomor Morina

Në javën e kaluar është arrestuar ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Tomor Morinës në Maqedoninë Veriore me fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Lidhur më këtë çështje, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se janë duke komentuar rregullisht me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, që të shpejtohen procedurat për lirimin e Morinës.

Gjithashtu, ai ka sqaruar se nuk ekziston as edhe një mundësi që ish luftëtari i lirisë Tomor Morina të ekstradohet në Serbi.

Postimi i plotë:

Vetëm të jemi të sqaruar: Nuk ekziston as edhe një mundësi që ish luftëtari i lirisë Tomor Morina të ekstradohet në Serbi*.

Ne jemi duke punuar ngushtë me autoritetet në Maqedoninë e veriut nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe institucionale që procedurat të kryhen sa më shpejtë dhe Tomori ti kthehet familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat