Kajtazi tregon se çfarë kryetari të LDK-së duan shtetet mike, Serbia, PDK, AAK, VV dhe elektorati

Aktuale

Kajtazi tregon se çfarë kryetari të LDK-së duan shtetet mike, Serbia, PDK, AAK, VV dhe elektorati

Nga: G.B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:58
LDK

Eksperti i sigurisë, njëherësh njohësi i çështjeve aktuale në vend, Fadil Kajtazi, ka komentuar zgjedhjet në LDK, duke thënë se shtetet mike e duan një lider të pakorruptuar, intelektual dhe menaxher të përgjegjshëm, Serbia e dëshiron një kryetar të korruptuar, me histori të dyshimte, një që mund t’i tradhtojë interesat e Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PDK e do një kryetar marionetë të tyre që kanë mundësi ta shantazhojnë, AAK dëshiron një kryetar të korruptuar, karrierist, VV një kryetar që bëhet urë e agjendave të VV-së, ndërsa elektorati e do një kryetar që e zhvillon vendin, e lufton krimin dhe korrupsionin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Te interesuarit per zgjedhjet ne LDK
1. Shtetet mike qe duan te zgjidhet nje lider(e) i pakorruptuar, intelektual, politikan i ekujlibruar, dhe menaxher i pergjegjshem;
2. Serbia, deshiron nje kryetar(e) te korruptuar, pa kredibilitet, karrierist, me histori te dyshimt dhe te influentuar, i mundeshem te shantazhohet ose t’i tradhetoj interesat e Kosoves ne proceset ne vazhdim;
3. PDK, nje kryetar marionet ne duar e tyre, te korruptuar dhe karierist te pa skrupult te cilin ka mundesi ta shzntazhoi;
4. AAK, nje kryetar(e) te korruptuar, karierist qe ne çdo variante e bene LDK paterice te AAK.
5. VV, nje kryetar(e) i cili per karrierizmin e tij, behet ure e agjendave te VV.
6.........?!
7. Elektorati, nje kryetar(e) qe e zhvillon vendin; funksionalizon rendin, lufton krimin dhe korrupsionin, zhvillon ekonomine, arsimin, shendetesine, lufton nepotizmin, stabilizon politiken e jashteme, i rrite prestigjin dhe kredibilitetin vendit, dhe i fute ne burg te gjithe ata qe gjate ketyre viteve kane krijuar kaos ne shtetndertimin e Kosoves duke i shkelur ligjet ne fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat