Ramush Haradinaj takohet sërish me Labin, kjo është arsyeja

Aktuale

Ramush Haradinaj takohet sërish me Labin, kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:47
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sërish në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri - Labi.

Ai përmes  një spotimi në Facebook, ka njoftuar se kanë diskutuar për implementinin e projekteve infrastrukturore në komunën e Ferizajit, si dhe për organizimin e pestë me radhë të Darkës Tradicionale me Diasporën.

Postimi i plotë:

Për zhvillimet më të fundit politike në vend, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në implementinin e projekteve infrastruktutore në komunën e Ferizajit, pata një diskutim të hapur sot me deputetin e Kuvendit, Labinot Tahiri. E përgëzova deputetin Tahiri për organizimin e pestë me radhë të Darkës Tradicionale me Gyrbetëqar si dhe për angazhimin e tij edhe në planin humanitar duke e inkurajuar që të vazhdojë me devotshmëri shërbimin ndaj qytetarëve.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat