Shala zbulon planin e PDK-së: Cicërimat po paralajmërojnë destabilizim

Aktuale

Shala zbulon planin e PDK-së: Cicërimat po paralajmërojnë destabilizim

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:17
PDK

Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, dhe analisti politik Krenar Shala, i ka bërë thirrje Partisë Demokratikë të Kosovës që të përgatiten për me u zhvendos në opozitë.

Gjithashtu, ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  “Cicërimat e disa prej akterve të partisë që po paralajmërojnë destabilizim nëse PDK-ja bien në opozitë nuk i bëjnë mirë partisë edhe shtetit”.

Postimi i plotë:

I boj thirrje PDK-së që mu pregatitë për mu zhvendos në opozitë.

Cicërrimat e disa prej akterve të partisë që po paralajmrojnë destabilizim nëse PDK-ja bjen në opozitë nuk i bojnë mirë partisë edhe shtetit.

Mos u friksoni nga Gjykata Speciale. Sepse, edhe nëse jeni në pushtet, keni me qenë prej e saj. Ma mirë osht me qenë pre e saj kur t’jeni në opozitë se kur jeni në pushtet. Të qenurit në pushtet e dëmton interesin e Kosovës.

Un e di që juve nuk ju intereson shteti, po dijeni që pjesa dërrmuse nuk osht ka don me ju pa n’pushtet, madje prej vitit 2014, kur ju me zorr, e mbajtët pushtetin tu u bazu në veprime perfide.

Dilni në opozitë se jeta e gjatë osht. Prap ka me pasë zgjedhje. Mundeni prap me ardhë në pushtet nëse reformoheni.

Mos e mbani me zorr pushtetin se pushteti ju hakmerret, qysh u dëshmu prej zgjedhjeve të vitit 2014 e tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat