Kush duhet ta formojë qeverinë e re, sipas Korab Sejdiut?

Aktuale

Kush duhet ta formojë qeverinë e re, sipas Korab Sejdiut?

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:53
Korab Sejdiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka vlerësuar se qeverinë e ardhshme të vendit duhet ta udhëheqë një koalicion prej dy partish.

Sejdiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i bashkojnë forcat për të drejtuar vendin.

“Këto dy subjekte kanë brum të mjaftueshëm brenda tyre që të ofrojnë qeverisje që ka edhe guxim, edhe inteligjencë”, është shprehur ai.

Por, ai ka thënë se “mbetet të shihet” nëse LDK’ja dhe VV’ja e bëjnë koalicionin dhe nëse ato dyja “i ofrojnë më të mirët që i kanë” për ta çuar vendin përpara.

Ai ka këshilluar dy partitë kryesore opozitare aktualisht që të mos “fokusohen se kush do të jetë kryeministër e kush do ta udhëheqë cilën ministri”.

Prioritet, ka vlerësuar Sejdiu, duhet të jetë nxjerrja e vendit nga kriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat