Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Haradinajt: Ik lakmitar se na bëre përrallë, e ju opozitë l*shi...

Aktuale

Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Haradinajt: Ik lakmitar se na bëre përrallë, e ju opozitë l*shi...

Nga: A.Zh Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:35
Çun Lajçi dhe Ramush Haradinaj

Aktori i njohur i Kosovës Çun Lajçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se i kishte besuar Haradinajn për Çakorrin, mirëpo e ka quajtur atë “naiv e lakmitar” që e ka mjeruar popullin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Lajçi ka kritikuar Haradinajn, i cili pas dorëheqjes, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të konstatojë nëse ai ka të drejtë të qëndrojë në këtë pozitë.

Aktori nuk ka lënë pa përmendur as opozitën.

Reagimi i Lajçit pa ndërhyrjen e redaksisë:

ik ore se na bane prrallë

Shumë t'kam besua more Ramush për at sherr Çakorri, por që je kaq naiv e kaq lakmiqarë mendja s'me ka shkua!

Po qysh jep dorëheqje t'parevokueshme, e turresh me mbajt mbledhje, tue pyet edhe gjykatën, se a ke të drejtë me ndejt edhe pak!

Ik ore se na bane prrallë, se s'je Kosova ti, jo, je veç nji "ish" që e ke mjerua kët popull!

Dhe Ju opozitë leshi, ku jeni që kërkojshi rrëxim t'qeverisë e zgjedhje t'reja?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat