Këshilltari i Kadri Veselit takohet me një ish-deputet të LDK-së, përmend “klikën” dhe Isa Mustafën

Aktuale

Këshilltari i Kadri Veselit takohet me një ish-deputet të LDK-së, përmend “klikën” dhe Isa Mustafën

Nga: N.Sh Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:54
Blerim Latifi

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se, sot është takuar me një ish-deputet të LDK-së.

Latifi thotë se, me ish-deputetin e LDK-së, sot kanë pirë kafe dhe biseduan për temën e zgjedhjeve si dhe për LDK-në.

Sipas tij, ish-deputeti i LDK-së, ka thënë se, po ndodhin intriga të ulëta të pretendentëve për kryetar, saqë ndërgjegjja njerëzore tronditet prej tyre.

“Duket se termi “klikë” që dje e përmendi Isa Mustafa, nuk është thënë kot, sa për të thënë diçka”, shkruan Latifi, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Në Tophane, derisa po kaloja rrugës, më ndaloi një ish deputet i LDK-së, që po pinte kafe tek “De Rada”. U ula dhe biseduam për pak kohë. Natyrisht për temën e pashmangshme të zgjedhjeve. E pyeta: Çfarë po ndodh në LDK? Po ndodhin intriga kaq të ulta të pretendentëve për kryetar, saqë ndërgjegjja njerëzore tronditet prej tyre - ishte përgjigjja e tij. Duket se termi “klikë” që dje e përmendi Isa Mustafa, nuk është thënë kot, sa për të thënë diçka. Edhe një shembull i ligjit të lashtë që thotë se lufta brenda llojit i’a kalon egërsisë së çdo lufte tjetër”, shkruan në Facebook, Blerim Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat