Haradinaj takohet me të Këshillit të Boshnjakëve të Malit të Zi

Aktuale

Haradinaj takohet me të Këshillit të Boshnjakëve të Malit të Zi

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:09
Pamje nga takimi

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion të Këshillit të Boshnjakëve të Malit të Zi që veprojnë në New York, prirë nga kryetari Esad Rastoder.

Thotë se për të ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedojnë për aktualitetin në vend dhe rajon, si dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij boshnjak.

“Falënderova Këshillin e Boshnjakëve në New York, për ndihmën që ata kanë dhënë për refugjatët tanë gjatë luftës. Boshnjakët në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së pasur historike dhe kulturore, me të cilët po rrugëtojmë së bashku në proceset, arritjet dhe zhvillimin e shtetit tonë, ku me sukses po ndërtohet një demokraci multietnike mbi parimet e barazisë dhe vlerave euro-atlantike”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat