Deputeti i AAK-së tregon se me cilat parti do të mbështeste koalicion parazgjedhor

Aktuale

Deputeti i AAK-së tregon se me cilat parti do të mbështeste koalicion parazgjedhor

Nga: G.B Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:16
Muharrem Nitaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se po të pyetej, do t’i ndalonte me ligj koalicionet parazgjedhore, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore, të cilat sipas tij edhe këtë herë mund të jenë e keqja e domosdoshme.

Nëse ato ndodhin, Nitaj thotë se mbështet një koalicion AAK-LDK-PSD, duke shtuar se mendimi i tij dhe jo ofertë publike për koalicion.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë!
Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore!
Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!
Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD.
Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi!
MN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat