Ish truproja Ii Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka kujtuar një takim të Presidentit në vitin 1991 me një delegacion i prirur nga z. Paraskevas AVGERINOS (Greqi), në përbërje të deputetëve evropian: z. SOLIS (Greqi), z. De PIKOLI (Itali), z. SIMSON (Angli) dhe znj. Doris Pack (Gjermani).
Merovci shkruan poashtu se “pas dëshmive për gjendjen në Kosovë nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të mësipërme, në fund me një dolli gote vere, udhëheqësi i Delegacionit Evropian greku Paraskevas AVGERINOS tha: “Jemi bindur dhe jemi dëshmitar me fakte të gjalla se këto paraqesin turpin e Evropës. Ju dhe të gjithë popujt e Jugosllavisë i takoni Evropës. Ne do ti paraqesim faktet tuaja. Ju uroj ardhmërinë ashtu siç e dëshironi Ju”.
Pas këtij postimi ka reaguar Doris Pack, kryetarja e forumit të grave në Partinë Popullore Europianë (PPE).
"E mbaj mbaj mend shumë mirë", ka komentuar ajo në këtë postim.
Postimi i plotë:
Veç fakte!
Nga vizitat e para që bëri Parlamenti Evropian në Kosovë më 13 shkurt 1991 ishte Delegacioni i prirur nga z. Paraskevas AVGERINOS (Greqi), në përbërje të deputetëve evropian: z. SOLIS (Greqi), z. De PIKOLI (Itali), z. SIMSON (Angli) dhe znj. Doris Pack (Gjermani).
Ky Delegacion zhvilloi takime të veçanta me përfaqësues të:
- Partive Politike ku ishin: Ibrahim RUGOVA, Jusuf Buxhovi, Ali ALIU, Mehmet Kraja, Bujar BUKOSHI, Hivzi ISLAMI, Shkelzen Maliqi, Ylber HYSA, Lazër KRASNIQI, etj.
- Sindikatën e Pavarur të Kosovës: Hajrullah GORANI, Aziz ABRASHI, Burhan Kavaja etj.
- Shoqata e Pavarur e Mjekëve të Kosovës: Binak KASTRATI, etj.
- Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës: Musa HAXHIU, Rexhep QOSJA, Mark KRASNIQI, Masar STAVILECI, etj.
- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut: Adem DEMAQI, Zekirja CANA, Bajram KELMENDI, Alush GASHI, Zenun ÇELAJ, etj. dhe,
- Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut: Gazmend Pula.
Këto institucione u ndihmuan nga njerëz për përkthim dhe loxhistikë si: Neshet NUSHI, Murat BEJTA, Binak Kelmendi, Jakup SHALA, Ismet Beqiri, Hysen MATOSHI, Ilaz Bylykbashi, Adnan MEROVCI etj!
Pas dëshmive për gjendjen në Kosovë nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të mësipërme, në fund me një dolli gote vere, udhëheqësi i Delegacionit Evropian greku Paraskevas AVGERINOS tha: “Jemi bindur dhe jemi dëshmitar me fakte të gjalla se këto paraqesin turpin e Evropës. Ju dhe të gjithë popujt e Jugosllavisë i takoni Evropës. Ne do ti paraqesim faktet tuaja. Ju uroj ardhmërinë ashtu siç e dëshironi Ju”!