Hoxhaj: Po flisni për vija të kuqe nga frika e humbjes

Aktuale

Hoxhaj: Po flisni për vija të kuqe nga frika e humbjes

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 21:02
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar deklaratat e anëtarëve të partive politike për vijat e kuqe.

Ai ka thënë se kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë.

“I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postimi në Facebook: 

Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë. I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat