Haradinaj takon O’Connell, ja çfarë diskutuan

Aktuale

Haradinaj takon O’Connell, ja çfarë diskutuan

Nga: Z.B Më: 31 korrik 2019 Në ora: 21:49

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Ambasadorin O’Connell e falënderova për shërbimin nëntë vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

Postimi i plotë:

Sot në pritjen lamtumirëse të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, për ta nderuar angazhimin e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, theksova se partneriteti me vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë determinues për shumë etapa të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Ambasadorin O’Connell e falënderova për shërbimin nëntë vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil. Faleminderit dhe suksese në rrugën e mëtejme diplomatike, mik i Kosovës, Ruairi O’ Connell.RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat